Mase Spektrometri

Spektrometria e masës (MS) është një teknikë analitike që jonizon lloje substancash kimike dhe i klasifikon jonet bazuar në raportin e tyre masë-ngarkese. Në terma më të thjeshtë, një matje e shumës se spektrave brenda një mostre. Spektrometria e masës përdoret në shumë fusha të ndryshme dhe aplikohet në mostra të pastra, si dhe në përzierjet komplekse. Një spektër mase është një grafik i sinjalit të joneve në funksion te raportit masë-ngarkesë. Këto spektra përdoren për të përcaktuar elementin ose sinjalin izotopik të një mostre, masat e grimcave dhe molekulave, dhe për të sqaruar strukturat kimike të molekulave, siç janë peptidet dhe komponimet e tjera kimike. Spektrometria e masës perdoret gjithashtu si për përcaktimet cilësore dhe ato sasiore. Këto përfshijnë identifikimin e përbërësve të panjohur, përcaktimin e përbërjes izotopike të elementëve në një molekulë dhe përcaktimin e strukturës së një përbërje duke vëzhguar fragmentimin e saj. Përdorime të tjera përfshijnë përcaktimin e sasisë së një komponimi në një mostër ose studimin thelbësor të kimisë së joneve në fazë të gaztë (kiminë e joneve dhe neutralet në vakum). MS tani gjen përdorim shumë të zakonshëm në laboratorët analitikë që studiojnë vetitë fizike, kimike ose biologjike të një larmie të madhe përbërjesh.

Lexo më Shumë

Gaz Kromatografi

Gaz Kromatografia/Kromatografia e gaztë (GC) është një lloj i zakonshëm i kromatografisë që përdoret në kiminë analitike për ndarjen dhe analizimin e përbërësve që mund të avullohen pa dekompozim. Përdorimet tipike të GC përfshijnë testimin e pastërtisë së një substance të caktuar ose ndarjen e përbërësve të ndryshëm të një përzierje (gjithashtu mund të përcaktohen edhe sasitë relative të këtyre përbërësve). Në disa situata, GC mund të ndihmojë në identifikimin e një komponimi. GC mund të përdoret për të përgatitur komponimet e pastra nga një përzierje.

Lexo më Shumë

ICP-OES

Plazma e çiftuar me induksion-Spektrometria optike e emetimit (ICP-OES), është një teknikë analitike që përdoret për zbulimin e elementëve kimikë në një mostër (kryesisht të tretur në ujë). Është një lloj spektroskopie emetimi që përdor plazmën e çiftëzuar me induksion për të prodhuar atome dhe jone të eksituara që lëshojnë rrezatim elektromagnetik në gjatësi vale karakteristike për një element të caktuar. Është një teknikë me flakë ku temperatura e flakës ka një interval nga 6000 deri 10000 K. Intensiteti i këtij emetimi është tregues i përqendrimit të elementit brenda mostrës.

Lexo më Shumë