PCR Real Time

Reaksioni zinxhir i polimerazës në kohë reale (PCR-në kohë reale), i njohur edhe si reaksion sasior i zinxhirit të polimerazës (qPCR), është një teknikë laboratorike e biologjisë molekulare bazuar në reaksionin e zinxhirit të polimerazës (PCR). Ajo monitoron shumëfishimin e një molekule target të ADN-së gjatë PCR, në kohë reale, dhe jo në fund të saj, si në PCR tradicionale. PCR në kohë reale mund të përdoret në përcaktimet sasiore (PCR-sasiore në kohë reale) dhe gjysmë-sasiore, pra mbi/nën një sasi të caktuar të molekulave të ADN-së (PCR-gjysmë sasiore në kohë reale). Ka shumë aplikime për reaksionin sasior të zinxhirit të polimerazës në laborator. Zakonisht ajo përdoret si për kërkimin shkencor dhe në diagnostikim. Përdorimet e teknikës në industri përfshijnë sasinë e ngarkesës mikrobike në ushqime ose në lëndët bimore, zbulimin e OMGJ-ve (organizmave të modifikuara gjenetikisht) si dhe sasinë dhe gjenotipizimin e patogjenëve viralë te njeriu.