Shërbime

Krijon LTD.Shërbime
Kompania më e mirë në tregun shiptar

ÇFARË OFRON KRIJON?

Mirëmbajtja, riparimi dhe operimi (MRO) përfshin mirëmbajtjen, riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve nëse nevojitet. Kalibrimi në teknologjinë e matjes dhe në metrologji është krahasimi i vlerave të matjes të prodhuara nga një pajisje testuese me ato të një standardi kalibrimi me saktësi të njohur. Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizëm i autorizuar, vlerëson kompetencën e konformitetit në detyra specifike siç janë testimet, kalibrimet, çertifikimet dhe inspektimet.

SHKARKO BROSHUREN
MËSO MË SHUMË RRETH KRIJON

SHËRBIMET QË OFROJMË

SHËRBIM DHE MIRËMBAJTJE

Mirëmbajtja, riparimi dhe operimi (MRO) përfshin mirëmbajtjen, riparimin dhe zëvendësimin, nëse nevojitet i pajisjes, makinerisë, infrastrukturës së ndërtimit dhe shërbimet mbështetëse në instalimet industriale, tregtare, qeveritare dhe rezidenciale. Me kalimin e kohës, është përfshirë më shpesh mirëmbajtja e planifikuar dhe parandaluese si praktikë me kosto efektive. Inspektimet e planifikuara kanë ardhur gjithashtu nën kompetencat e MRO-së. Kohët e fundit po përdoret “mirëmbajtja parashikuese”, e cila përdor si sensor të dhënat për të monitoruar një sistem, pastaj vazhdimisht e vlerëson atë kundrejt tendencave historike për të parashikuar dështimin para se ai të ndodhë.

SHËRBIM KALIBRIMI

Kalibrimi në teknologjinë e matjes dhe në metrologji është krahasimi i vlerave të matjes të prodhuara nga një pajisje testuese me ato të një standardi kalibrimi me saktësi të njohur. Një standard i tillë mund të jetë një tjetër pajisje matëse me saktësi të njohur, një pajisje që gjeneron sasinë që duhet të matet siç është tensioni ose një artefakt fizik, siç është metri. Rezultati i krahasimit mund të rezultojë në mungesë të gabimit të dukshëm në pajisjen nën provë, një gabim i dukshëm që vihet re, por që nuk bëhet rregullimi, ose një rregullim i bërë për të korrigjuar gabimin në një nivel të pranueshëm. Duke folur rigorozisht, termi kalibrim nënkupton vetëm aktin e krahasimit, dhe nuk përfshin ndonjë rregullim të mëvonshëm.

KONSULENCË PËR AKREDITIM

Akreditim është procedura në bazë të së cilës një organizëm i autorizuar, vlerëson kompetencën e konformitetit të një organizmi vlerësimi që kryer detyra specifike të tilla si testim, kalibrim, certifikim dhe inspektim. Kompetenca është çelësi për të siguruar transaparencë, besueshmëri dhe efikasitet në shërbime që ofrojnë Organet e Akreditimit dhe Vlerësimit të Konformitetit të Laboratorëve Testues dhe Kalibrues: ISO/IEC 17025 : 2005 “Kërkesa të Përgjithshme për Kompetencën e Laboratorëve Testues dhe Kalibrues” Nga Akreditimi përfitohet, kompetencë, pavarsi, njohje ndërkombëtare, rritje e profesionalizmit, garanci e kompetencës tuaj te klientët, rrisni mundësinë për përmirsimin dhe sigurimin e  pavarsisë, integritetin dhe kompetencën teknike. Akreditimi shërben si mekanizëm që rrit reputacionin dhe profesionalizmin. Kostot e shpenzimeve bëhen duke përmirësuar sistemin teknik dhe menaxhues në mënyrë efiçente dhe efikase.

FUSHA DHE APLIKIME

Bioteknologji

Bioteknologji

Kërkim Shkencor

Kërkim Shkencor

Industri

Industri

Mjedis

Mjedis

Mjekësi

Mjekësi

Ushqim

Ushqim

jeni duke kërkuar një produkt?

#striped-custom-1919535923 {background-color: #08152a!important;}#striped-custom-1919535923 span {color: #ffffff!important;}#striped-custom-1919535923:hover {background-color: #ffffff!important;}#striped-custom-1919535923 span:hover {color: #08152a!important;}
SHIKO PRODUKTET