Dataloger

Sistemi i monitorimit të të dhënave Testo Saveris mat vlerat e temperaturës dhe lagështisë në mallrat dhe produktet e ndjeshme, në mjedis dhe në procese te ndryshme. Sistemi i matjes lehtësisht i operueshëm ofron siguri si dhe kursime të kohës dhe kostove në sajë të regjistrimit të të dhënave të automatizuara të matjeve. Transferimi i të dhënave matëse bëhet nëpërmjet lidhjes me valë dhe/ose ethernet në një stacion bazë. Ky dokumenton dhe monitoron të gjitha të dhënat e matjeve. Nëse tejkalohen vlerat kufi, mund të gjenden një numër opsionesh alarmi si sms/e-mail alarmi ose rele alarmi. Alarmet në distancë mund të shkaktohen edhe kur sistemi nuk është i lidhur me një PC. Përveç kësaj, transmetuesit e të gjithë parametrave të matjes me ndërfaqe standarde tensioni/voltazhi mund të integrohen në sistemin Testo Saveris. Integrimi jo vetëm i transmetuesve Testo, por edhe i prodhuesve të tjerë është i mundur. Të gjitha të dhënat e regjistruara ruhen në një software. Në të njëjtën kohë, software-i Testo Saveris gjithashtu lejon një analizë gjithëpërfshirëse dhe vlerësimin e të gjitha të dhënave të matura