Shpërbërja me mikrovalë është një teknikë e zakonshme e përdorur nga shkencëtarët për tretejen e metaleve të rënda në prani të molekulave organike para analizimit në plazmën e bashkuar induktivisht, ose matjet e emetimeve atomike. Kjo teknikë zakonisht realizohet duke ekspozuar mostrën në një acid të fortë në një enë të mbyllur dhe duke rritur presionin dhe temperaturën nëpërmjet rrezatimit mikrovalë. Rritja e temperaturës dhe presionit ku pH i mostrës është i ulët rrit, si shpejtësinë e dekompozimit termik të mostrës dhe tretshmërinë e metaleve të rënda në tretësirë. Sasia e metaleve të rënda në tretësirë, është e mundur të përcaktohet në mostër nëpërmjet teknikave për përcaktimin e elementëve.