Furre tharese/ Termostat

Krijon LTD.Te PergjithshmeFurre tharese/ Termostat

Furrat laboratorike janë furra për aplikime termike me vëllim dhe fuqi të lartë. Këto furra në përgjithësi sigurojnë temperaturë uniforme. Furrat përdoren në proceset e pjekjes, tharjes, pjekjes së polimideve, sterilizimit dhe funksione të tjera laboratorike e industriale. Madhësitë tipike janë nga 0.029 – 0.9 m3 me temperaturë që mund të jetë mbi 340 0C. Furrat laboratorike mund të përdoren në aplikime dhe konfigurime të ndryshme. Disa nga llojet e industrive që zakonisht i përdorin këto furra laboratorike janë industria e kujdesit shëndetësor, industria e teknologjisë dhe industria e transportit. Laboratorët e inxhinierisë civile përdorin furrat për tharjen e mostrave të asfaltit, tokës, gurit ose betonit.