Spektrometria e masës (MS) është një teknikë analitike që jonizon lloje substancash kimike dhe i klasifikon jonet bazuar në raportin e tyre masë-ngarkese. Në terma më të thjeshtë, një matje e shumës se spektrave brenda një mostre. Spektrometria e masës përdoret në shumë fusha të ndryshme dhe aplikohet në mostra të pastra, si dhe në përzierjet komplekse. Një spektër mase është një grafik i sinjalit të joneve në funksion te raportit masë-ngarkesë. Këto spektra përdoren për të përcaktuar elementin ose sinjalin izotopik të një mostre, masat e grimcave dhe molekulave, dhe për të sqaruar strukturat kimike të molekulave, siç janë peptidet dhe komponimet e tjera kimike. Spektrometria e masës perdoret gjithashtu si për përcaktimet cilësore dhe ato sasiore. Këto përfshijnë identifikimin e përbërësve të panjohur, përcaktimin e përbërjes izotopike të elementëve në një molekulë dhe përcaktimin e strukturës së një përbërje duke vëzhguar fragmentimin e saj. Përdorime të tjera përfshijnë përcaktimin e sasisë së një komponimi në një mostër ose studimin thelbësor të kimisë së joneve në fazë të gaztë (kiminë e joneve dhe neutralet në vakum). MS tani gjen përdorim shumë të zakonshëm në laboratorët analitikë që studiojnë vetitë fizike, kimike ose biologjike të një larmie të madhe përbërjesh.
Lexo më Shumë