Spektrometri e Absorbimit Atomik

Krijon LTD.Analiza ElementaleSpektrometri e Absorbimit Atomik

Spektroskopia e absorbimit atomik (AAS) është një procedurë spektroanalitike për përcaktimin sasior të elementëve kimik që përdorin absorbimin e rrezatimit optik (dritës) nga atomet e lira në gjendje të gaztë. Në kiminë analitike teknika përdoret për përcaktimin e përqendrimit të një elementi të veçantë (analitit) në mostrën që do analizohet. AAS mund të përdoret për të përcaktuar mbi 70 elementë të ndryshëm në tretësirë, ose drejtperdrejt në mostër të ngurtë me anë të avullimit elektrotermik. Përdoret në farmakologji, biofizikë dhe toksikologji.