Analiza Elementale

Analizator Azot/Karbon/Squfur/Klor

Analiza elementale është një proces ku analizohet një mostër e disa materialeve (p.sh., tokës, mbeturinave ose ujit të pijshëm, lëngjeve trupore, mineraleve, përbërjeve kimike) për përbërjen elementale dhe nganjëherë isotopike. Për kimistët organikë, analiza elementale ose “EA” pothuajse gjithmonë i referohet analizës CHNX-përcaktimin e fraksioneve masive të karbonit, hidrogjenit, azotit dhe heteroatome (X) (halogjene, squfur) të një mostre. Ky informacion ishte shumë i rëndësishëm për të ndihmuar në përcaktimin e strukturës së një komponimi të panjohur, si dhe për të ndihmuar në konstatimin e strukturës dhe pastërtisë së një përbërje të sintetizuar.

Lexo më Shumë

Spektrometri e Absorbimit Atomik

Spektroskopia e absorbimit atomik (AAS) eshte nje procedure spektroanalitike per percaktimin sasior te elementeve kimike qe perdor absorbimin e rrezatimit optik (drites) nga atomet e lira ne qendje te gazte. Ne kimi analitike teknika perdoret per percaktimin e perqendrimit te nje elementi te vecante (analitit) ne mostren qe do analizohet. AAS mund te perdoret per te percaktuar mbi 70 elemente te ndryshem ne tretesire, ose drejtperdrejt ne moster te ngurte me ane te vaporizimit elektrotermik. Perdoret ne farmakologji, biofizike dhe toksikologji.

Lexo më Shumë

Spektrometri e Fluoreshences X-Ray

Fluoreshenca e rrezeve X eshte emetimi i rrezeve X karakteristike sekondare (fluoreshente) nga nje material qe eshte eksituar duke e bombarduar me rreze X ose gama me energji te larte. Fenomeni perdoret gjeresisht per analiza elementale dhe kimike, vecanerisht ne investigimin e metaleve, xhamit, qeramikave dhe materialeve te ndertimit, si dhe per kerkime ne gjeokimi, kriminalistike, arkeologji dhe objekte arti si piktura dhe murale.

Lexo më Shumë

ICP-OES

Spektrometria optike e emetimit të plazmës se bashkuar induktivisht (ICP-OES), është një teknikë analitike e përdorur për zbulimin e elementëve kimikë. është një lloj spektroskopie emetimi që përdor plazmen e lidhur induktivisht për të prodhuar atome dhe jone te eksituara që lëshojnë rrezatim elektromagnetik në gjatësi vale karakteristike të një elementi të caktuar. është një teknikë me flake me një temperaturë të flakës në një interval prej 6000 deri 10000 K. Intensiteti i këtij emetimi është tregues i përqendrimit të elementit brenda mostrës.

Lexo më Shumë

Analizator TOC

Totali i karbonit organik (TOC) është sasia e karbonit e gjetur në një përbërje organike dhe shpesh përdoret si tregues jo specifik i cilësisë së ujit ose pastërtisë së pajisjeve prodhuese farmaceutike.

Lexo më Shumë